Kërkesat për kthim ose anullim dërgohen me e-mail tek: info@natyral-atc.com brenda 10 ditëve nga data e dorëzimit te produktit.

Në kërkesën e bërë bleresi (konsumatori) duhet të shpjegoje arsyet për kthimin.

Ne rezervojmë të drejtën për të mos e pranuar kërkesën e blerësit per kthimin e produktit, nese motivi i ankesës është i paarsyeshëm dhe i pajustifikueshëm. Produkti i kthyer duhet të jetë në të njëjtën gjendje në të cilën ju është dorëzuar (si i ri), i mbyllur dhe me paketimin origjinal të pa dëmtuar.

Nuk ka kthim te produktit nëse është përdorur.

Në procedurën e  kthimit, produkti duhet të shoqërohet me  kodin e porosisë, detajet përkatëse, si dhe arsyen e këtij kthimi. Pas pranimit nga ana e kompanisë së produktit të kthyer, blerësi (konsumatori) ka të drejtë të marrë të njejtin produkt (të ndërruar) ose vleren e rimbursuar.

Rimbursimi do të përfundojnë brenda afatit nëntëdhjetë (90) ditë nga data që ne kemi marrë produktin, pasi shërbimit postar të përcaktojë tarifat e tij, si edhe të gjitha diferencat që mund të rrjedhin nga ndryshimi i çmimit do të paguhen nga ana e konsumatorit..

Në raste të përsëritura të rimbursimit ose rimbursime të bazuara në abuzimin me të drejtën e kthimit, kompania ka të drejtë të refuzojë për kthimin e produktit, edhe në qoftë se kushtet janë plotësuar dhe përmbushur në përputhje me rrethanat e paracaktuara..

Këto terma nuk duhet të prekin asnjë të drejtë të konsumatorëve, te siguruara nga ana jonë.