Perdorues te nderuar!

Ju njoftojmë se për qëllime që lidhen me ofrimin e produkteve nga NATYRAL ATC dhe me kërkesat dërguar për informacion si dhe kërkesat kontaktuese pososi të veçanta (në vijim referuar kolektivisht si “Produkte”), NATYRAL ATC, përpunon të dhënat e furnizuara nga ju ose të përftuara në mënyra të ndryshme gjatë kryerjes së Porosive. Titullari i trajtimit është NATYRAL ATC në cilesine e kontrolluesit te te dhenave personale. Lista e atyre që janë përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale dhe marrësve të tretë të destinatarër, është në dispozicion në zyrat e NATYRAL ATC.

Përpunimi i të dhënave realizohet duke përdorur procedurat e duhura për të mbrojtur konfidencialitetin dhe përbëhet nga mbledhja, regjistrimi, organizimi, ruajtja, përpunimi, ndryshimi, përzgjedhja, nxjerrja, krahasimi, përdorimi, interkoneksioni, bllokimi, komunikimi, shpërndarja, asgjësimi dhe shkatërrimi e tyre, përfshirë kombinimi i dy ose më shumë prej veprimtarive të sipërpërmendur, me modalitetet mëposhtme:

  1. a) Përpunimi i të dhënave për qëllime të lidhura, instrumentale dhe të nevojshme për ofrimin e Produkteve do të realizohet kryesisht duke përdorur modalitete të automatizuara dhe të kompjuterizuara, duke respektuar rregullat e konfidencialitetit dhe të sigurisë të kërkuara nga ligji dhe vetëm herë pas here, nga ana e punonjesve të autorizuar tëNATYRAL ATC, në funksione të përfshira nga koha në kohë, të tillë si punonjësit e kujdesit të klientit,  punonjësit e shitjeve ose ata që janë përgjegjës për mirëmbajtjen e teknologjisë së informacionit , të cilët kryejnë detyrat e tyre nën mbikëqyrjen dhe përgjegjësinë e drejtpërdrejtë tëNATYRAL ATC. Në çdo rast, natyra e Produkteve kërkon komunikim nga ana e perdoruesit meNATYRAL ATC dhe përpunimin me pas të të dhënave dhe informacioneve mbi udhëzimet dhe preferencat e perdoruesit rreth, llojit të produktit dhe karakteristikave të produktit: të dhëna dhe informatacione të tilla dhe përpunimi i tyre janë të domosdoshme për të përmbushur kërkesat e përdoruesit.
  2. b) Mbi pëlqimin e shprehur dhe specifik të perdoruesit,NATYRAL ATCmund të përpunojë gjithashtu të dhëna për të dërguar informacione, materiale dhe oferta tregtare, edhe te kompanive me të cilat kohë pas kohe NATYRAL ATC zhvillon marrëveshje  partneritetit dhe fushata e projekte të përbashkëta, të tilla si: bankat, institucionet financiare, ofruesit e shërbimeve të telekomunikacionit. Pëlqimi për përpunimin e dhënave personale nga perdoruesi është i detyrueshëm për përpunimin e përmendur në paragrafin a) dhe fakultativ për përpunimin sipas paragrafit b) të sipërpermendur. Prandaj, në rast të refuzimit të pëlqimit për përpunimin e të dhënave personale të referuara në paragrafin a), NATYRAL ATC nuk do të mundë të ofrojë shërbime, dhe, në rast të mungesës së pëlqimit per përpunimin e të dhënave personale të referuara në pikën b), përpunimin do të jetë i kufizuar në aktivitetet e përmendura në pikë a), dmth përmbushjen integrale e detyrimeve që dalin nga ofrimi i Produkteve, si dhe përmbushjen e detyrimeve të kërkuara nga ligjet, rregulloret dhe legjislacionin në fuqi.

Ju informojmë gjithashtu, që, në pajtim me LIGJIN Nr.9887, datë 10.3.2008 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, përdoruesi ka të drejtën te kundërshtoje, në tërësi ose pjesërisht, përpunimin, për arsye legjitime dhe sidoqoftë në raste të dërgimit të materialeve reklamuese ose shitjeve direkte ose kryerjes se kerkimit të tregut apo komunikimeve tregtare, dhe mund, në mënyrën dhe në përputhje me legjislacionin ekzistues, të kërkojë konfirmimin e ekzistencës së të dhënave personale në lidhje me të, dhe të mësojnë origjinën, të marrë komunikim, të marrë informacion në lidhje me logjikën, modalitetet dhe qëllimet e përpunimit, të kërkojë përditësimin, korrigjim, integrimi, të kërkojë anulimin, transformimin në formë anonime ose bllokimin e të dhënave të përpunuara në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë edhe ato të panevojshme më për qëllimet për të cilat ato janë mbledhur dhe më në përgjithësi, të ushtrojë të gjitha të drejtat që janë të njohura nga dispozitat ligjit të mësipërm.